Këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan” ishin të ftuara dy aktoret e serialit “O sa mirë”, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri.
Ato folën rreth serialit, se si kanë filluar karrierat e tyre dhe planet që kanë rreth aktrimit.
Arjola Demiri – Xhbanja ka treguar se edhe në jetën reale është një burrneshë, si në serial.
Ajo ka thënë se di të mjelë lopë, të ndërrojë patkonjët e kalit e shumë gjëra të tjera.
Ndiqni “Përrallë me Tupan”, që shfaqet çdo të enjte nga ora 20:30 në First Channel.