Maturantët po festojnë përfundimin e shkollës së mesme në të gjitha qytetet e Kosovës.
Këtë vit këtë ngjarje e ka shënuar edhe Shaban Jashari i ri, trashëgimtarit i emrit të babait të Adem Jasharit.
Mirëpo, për dallim prej maturantëve të tjerë, Shabani i ri ka zgjedhur që fotografitë e maturës t’i bëjë në një vend të veçantë, aty ku të parët e tij dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Në këtë mënyrë gjyshi Shabani, axhallarët dhe shumë familjarë tjerë të tij ndonëse të privuar nga jeta, ishin me të në këtë ditë shumë të veçantë.