Kuka i uron ditëlindjen Majlindës: Të kemi dhuratë nga Zoti për popullin shqiptar

Kampionia botërore në Xhudo, Majlinda Kelmendi, sot po feston ditëlindjen e saj të 28’të.

Majlinda ka marrë urime të shumëta nga gjithë shqiptarët, ndërsa një të veçantë e ka marrë edhe nga trajneri i saj Driton Kuka.

Nepërmjet një postimi trajneri Toni Kuka e ka uruar Majlindën duke thënë se është emblema më e mirë e lirisë sonë.

“Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë.E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme”, ka shkruar ai.

Kuka, tutje u shpreh se është tepër krenar me Majlindën.

Postimi i plotë:

Urime Majlinda rrnofsh edhe 100 vite të tjera. Kampionja jonë Olimpike sot feston ditëlindjen! Me punë si gjithmonë edhe sot 💪💪 Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë. E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme …Krenar dhe mirënjohës têrë jeten.

Temat
SportVend

Të afërta