Pacolli i lumtur që nuk u dëshmua se homologu i tij nga Maldives mori ryshfet për njohjen e Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka quajtur mik të mirë të tij dhe të Kosovës, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Maldiveve, Ahmet Shaheed, i cili ishte akuzuar se kishte marrë një ryshfet prej 2 milionë $dollarësh për ta njohur Kosovën.

Një muaj më parë ishte ngritur një mocion në Parlamentin e Maldiveve duke kërkuar që të hetohen pretendimet se korrupsioni ishte i përfshirë në Maldive, në rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli ka thënë se “thashethëmet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në Parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre”.

“Miku im Ahmet Shaheed, ish ministër i Punëve të jashtme të Maldivëve, aktualisht në rolin e Raportuesit Special të OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Shaheed mbetet miku i madh i imi dhe i Kosovës në rrugëtimin e vet drejt botës së civilizuar. Thashethemet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre. Ne Kosovarët jemi jetësishtë mirënjohës ndaj miqve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ish-ministri i Jashtëm, Ahmed Shaheed dyshohej se ka pranuar një ryshfet prej 2 milionë dollarësh për ta njohur Kosovën.

Ndërsa, ish-ministri u hetua pas akuzave, policia arriti në përfundimin se nuk kishte prova të korrupsionit dhe se procesi diplomatik ishte zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta