Sportistat kosovar, sot më shumë duhet ta afirmojnē shtetin, se sa kombin – shkruan Fadil Maloku

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Magjia e sportit, si një fenomen global, padyshim që ndikon në profilizimin, madje si thuhet edhe nga shume sociologë, edhe në përforcimin dhe fuqizimin e identiteteve të luhatura sociale, politike, ekonomike, e sidomos atyre kulturor tē individëve dhe komuniteteve etnike. Në rastin tonë ekipi kosovar, me fitoret e tija të njëpasnjishme, padyshim që e forcon, madje madje edhe e afirmon rindërtimin e asaj pjesës së harruar identitare.

Ashtu siq ndodhë zakonisht edhe me ekipet tjera që kanë traditë të gjatē të stabilitetit kombëtar e shtetëror, që dërgojnë mesazhet e homogjenitetit kombëtar, shtetërorë, social e politik, ashtu ndodhë edhe homogjenitetit publik i ekipit të futbollit kosovar. Natyrisht, çdo fitore e ekipit nëse mediatikisht përdoret në shërbim të kauzës kombëtare, mund të dërgoj midis rreshtash edhe mesazh të qarte politik.

Arsyja është se;sporti sot është bërë njē industri e tërë e promovimit të ndjenjave dhe (de)frustrimit, që i shkundulis jo vetëm idealet kombetare, po edhe stereotipit shteterore(siq është rasti me ekipin kosovar), sociale, e kulturore…

Shikuar nga kjo prizmë sociologjike, për mendimin tim ky mobilitet (shpesh herë edhe)deri në ekstazën e katarasisit ndikon bukur shumë në fuqizimin dhe senzibilizimin e nevojës së ndihmës për ta rritur shkallën e procesit tē shtetndertimit. Mirëpo, nëse ndokush nga turbokozmopolitët vendor, apo sish tē jashtëm që shpesh ne mediet sociale vetën e cilësojnë si mentora e arkitekta, mendojnë se; ky fenomen mund të shërbej e ndoshta edhe të ndikoj në profilizimin e ndonjē identiteti të ri etnik e kombëtar, si ai i mundësisë së krijimit të një “kombi kosovar”(?!), atëherë, kujtoj që e kanë shumē gabim.

Sepse, loja e ekipit kosovar, nuk besoj që mesazh fundamental duhet ta mbaj propagandimin e një identiteti të ri kombetar! Arsyeja, është edhe më e thjesht: sepse, ai identitet egziston si i tillë, dhe s’ ka nevojë me i dhënë as edhe një “ngjyrë” tjetërfare…!

3. vetëm një lloj “jihadi” postmodernist, por, edhe një lloj “ambasadori” funksional industrial, që ushtron me admirim dhe me shpejtësi marremendëse ndikimin dhe trysnin e vetë sociale, e padyshim edhe ate politike.

Në rastin e ekipit kosovar, nuk e shoh të arsyeshme, madje as fare të nevojshme debatin per “rrezikun” nga formimi i një identiteti të ri etnik në Kosovë…

Andaj, ata më shumë duhet ta afirmojnē shtetin (ende të kontestuar) se sa kombin (tashmë, të afirmuar dhe pranuar botërisht) shqiptar…🧐

Temat
OpinioneSportVend

Të afërta