Për herë parë zgjedhet një drejtotoresh nga shoqëria civile në qeverinë lokale të Vushtrrisë

Sot është bërë zyrtarizimi i drejtorëve të drejtorive komunale të Vushtrrisë, të cilët janë emruar nga kryetari i kësaj komune, ku edhe është bërë kompletimi i qeverisë lokale.

Ajo që bie në sy dhe është e veçantë e kësaj qeverie lokale është emërimi i Arta Ismajlit në pozitën e drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila vjen nga shoqëria civile dhe nuk është e angazhuar plotikisht në ndonjë subjekt politik.

Arta Ismajli ishte asambliste e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për tre mandate dhe ishte një nga më të votuarat në këtë komune nga vitet 2007 deri në vitin 2017.

Pastaj është angazhuar në shoqërinë civile ku ka dhënë një kontribut të madh me angazhimin e saj, të cilën tani e përfaqëson në qeverinë lokale.

Temat
LajmeVend

Të afërta