Çekia e ekstradon në SHBA hakerin rus

Ministria e Drejtësisë e Çekisë konfirmoi se një haker i dyshuar rus, i kërkuar edhe nga Uashingtoni, edhe nga Moska, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.
Yevgeny Nikulin akuzohet për piraterimin e rrjeteve sociale LinkedIn dhe Formspring dhe të shërbimit online Dropbox, më 2012-2013.

Në SHBA, ai përballet me 30 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Rasti i tij është bërë ndërkombëtar pasi Rusia ka bërë kërkesë për ekstradim, menjëherë pas kërkesës së ngjashme të SHBA-së.

Në Rusi, Nikolin dyshohet për përfshirje në vjedhjen e 2,000 dollarëve online, në vitin 2009.

“E konfirmojmë ekstradimin e tij në SHBA”, tha një zëdhënëse e Ministrisë çeke të Drejtësisë për agjencinë Reuters.

Nikulin, 30 vjeç, ka qenë në paraburgim në Çeki qysh në tetor të vitit 2016.

Temat
BotëLajme

Të afërta