A kemi Strategji kombëtare e shtetërore, dhe kah po shkojmë, e çfarë po bëjmë?!

(P.S. Besoj shumë në STUDENTËT, që e kanë sensin dhe nuhatjen e ndryshimeve në horizont…)

1.Kosova, si një rast “sui generis” që akoma është në proces të; vetëkërkimit, verifikimit dhe vetëdëshmimit të organizimit të jetës shtetërore, KA SHUMË NEVOJË për një strategji të nivelit kombëtar e shtetërorë. Por, dilema mbetet, se; Kush ta bëjë, të shkretën, kur na ka kaplue histeria e inateve, hedonizmit, krimit dhe korrupsionit afrikan?

2. Është kjo (jo dêshirë më!) NEVOJĒ që do ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por, edhe artikulimin e qartë të disa çështjeve fundamentale, e ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë:

A. Definimi i qartë i qartë i sovranitetit pezull dhe të pambaruar, në këtë vorbullën e re të ridefinimit të rendit të ri botërorë…

B. Heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë. Ne qysh tani, duhet ta kemi vizionin e këtij bashkimi…

C. Kyçjes në BE-ane, që ka mbetur galuc midis dy ekstremeve;atyre integruese dhe atyre dezintegruese…

D. Profilizimin kulturor dhe ideologjikë, ku partitë e vjetëra duhet ose të shkojnë në “histori” ose të kapin trendin e kohës së ridefinimit të rendit të ri…

E. Konsolidimit të demokracisë, ku qartazi duhet t’a dëshmojmë edhe me veprime e aksia konkrete orjentimin tonë properērndimor…

3. Dilema e vetme mbetët;
Kush duhet të futet në këto “beteja” të reja progresive;
– partitë politike të atrofuara
– klasa “afrikane” e të papunëve
– studentët e blerë me “qetësi sociale”
– akademikēt e senilizuar
– Kush tjetër?

Temat
Opinione

Të afërta