Mercenarët politik dhe intelegjencia servile, janë shëndrru në oligark postmodernist

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Absurdi i kapitalizmit gjithëshqiptar, qëndron në atë se: diferencimi i shtresave sociale s’ka filluar si pasojë i logjikës së konkurrencës dhe “lirisë” së premtuar nga politikanët, por si pasojë e shfrytëzimit të privilegjeve dhe benificioneve që ofron pushteti dhe politika!

Andaj s’është për t’u çuditur, përse gjithë kjo histeri dhe ky ngërç i theksuar në gjitha parlamentet shqiptare!

Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje së kanë pas në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme (!?) e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa!!! Ndërkaq, çka është edhe më shqetësuese: të njëjtit, janë të mbrojtur edhe me ligjislacion që grupet e ndryshme interesi i kanë aprovuar nëpër parlamente?!

Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar, e me këtë fakt është duke u reitur arritisja nga vendi. Kujtojë që nuk do të shkojë aq larg koha kur qytetaria e zhgënjyer me “lirinë”, që e prodhoi pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa tē pyes politikanët “brekë grisur”, se ç’u duhet atyre demokracia?

Shoqëritë shqiptare, ngadalë por sigurt po hyn në “mesjetēn” postmoderniste. Sepse, agjensin kryesor të ikonografisë kishtare, në vazhdimësi po i zëvendësojnë elitat e “kamandantave dhe paqësorëve”, kurse, ate të inkuzicionit famëkeq po e marrin ca mercenar të polikës ditore.

Kur gjithë kësaj odisejade t’i shtohet edhe “ushtria” servile e Intelegjencisë së korruptuar dhe servile, s’ bashku me falangat mercenare mediatike, atëherë portreti dhe fryma e mesjetës postmoderniste, e merr si formën ashtu edhe përmbajtjen e apostrofuar sociale

Temat
Opinione

Të afërta