Florent Hadërgjonaj braktis Zvicrën për Kosovën: Jam gati për fanellën më të bukur në botë

Futbollisti i spikatur, Florent Hadërgjonaj, pjesë e skuadrës së Ligës Premiere të Anglisë, Huddersfield Town, sot, është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Florent Hadergjonaj ka bërë publik vendimin e tij dhe është gati për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Hadërgjonaj ka thënë se është i gatshëm të luaj me fanellën më të bukur në botë dhe se gjithmonë ka dëshiruar që të luaj për vendlindjen e tij, por është dashur të vijë momenti i duhur.

Temat
Sport

Të afërta