Dita e diel filloi me lajmin e vdekjes së Davide Astorit, kapiteni i Fiorentinas u gjet i vdekur në dhomën e hotelit para ndeshjes ndaj Udineses.
Me t’u bërë lajmi publik, e gjithë bota e futbollit u ngrit në këmbë për ta ngushëlluar familjen e lojtarit, bashkëlojtarët dhe klubin italian.
Një nga ata që u prek më së shumti ishte ish-mesfushori i Fiorentinas, Carlos Sanchez, i cili është i huazuar te Espanyoli që nga janari i vitit 2018.
Kolumbianit iu kumtua lajmi pas ndeshjes kundër Levantes (1-1) dhe nga trishtimi i madh atë nuk e mbajtën këmbët.
Menjëherë rreth Sanchezit u mblodhën mjekët e skuadrës dhe bashkëlojtarët, por ai nuk e kaloi gjithë këtë lehtë, teksa është kur është larguar nga stadiumi, lojtari është parë duke qarë.
Është raportuar se Carlos ka marrë lejen e klubit spanjoll të udhëtojë për në Firence që të jetë afër ish-bashkëlojtarëve.
Vlen të theksohet se tashmë kanë filluar homazhet nga tifozët në portat e stadiumit ‘Artemio Francchi’. /Telegrafi/