Nokia paralajmëron edhe dy telefona të rinj të avancuar, njëri rival i Galaxy S9

Kompania finlandeze HMD Global ka bërë një paraqitje të jashtëzakoshme në MWC 2018 (Kongresin Botëror të Celularëve), por pritet të ndodhin shumë gjëra të tjera të mira për fansat e Nokias.
Edhe pse Nokia 8 Sirocco është smartfoni i ri i avancuar i kompanisë, së paku dy telefona të rinj me teknologji të fundit do të lansohen deri në fund të këtij viti, transmeton Koha.net. Fjala është për Nokia 8 Pro dhe Nokia 9.

Edhe pse nuk dihet se çfarë emra do të përdorë HMD për këto dy telefona të rinj të avancuar, burimet e Phone Arena thonë se Nokia 9 do të jetë telefoni më i mirë. Do të vijë me ekran më të madh 5.7-inç, ndërsa Nokia 8 Pro thuhet se do të ketë ekran 5.5-inç. Specifikat tjera ende nuk dihen.

Sidoqoftë, njëra nga pikat kryesore të shitjes së Nokia 9 do të jetë kamera e shumëpërfolur me pesë lente, të cilën Nokia 8 Pro nuk do ta ketë. Po ashtu, thuhet se Nokia 9 do të jetë smartfoni i parë i HMD-së me skaner për gishtërinj nën ekran. Të dy telefonat do të vijnë me procesor Snapdragon 845, por mund të vijnë me konfigurime të ndryshme të memorieve.

Sa i përket çmimit, Nokia 9 pritet të kushtojë pothuajse njëjtë sikurse smartfonët tjerë të avancuar të këtij viti, siç është Samsung Galaxy S9. Por, Nokia 8 Pro do të jetë shumë më i lirë.

Gjithashtu, raportohet se HMD Global planifikon ta zbulojë Nokia 8 Pro diku ka gushti, ndërsa Nokia 9 pritet të zbulohet së paku një muaj më vonë.

Temat
Teknologji

Të afërta