Gurët në tëmth, pse shkaktohen?

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepricë e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël.

Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike, fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë ajo mbulohet nga një membranë e hollë, e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneum, transmeton Telegrafi.

Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më me pak lëvizje.

Temat
Shëndet

Të afërta