“Ti ke rrejt që je rrit n’jetimore, i ki prindërit”/ Dodo akuzon rëndë Krinë, ajo shpërthen në lot

Ish banorja e It’s My Home, e cila doli dy javë më parë, pasi publiku nuk e votoi, ka shpërthyer me akuza ndaj Krisë.

Kria e cila ka treguar shumë herë që nëna i ka vdekur, ndërsa ajo është rritur në jetimore, për Dodon kjo është gënjeshtër.

Ajo e akuzoi Krinë se ka rrejt që është rritë në jetimore.

Madje Dodo thotë se i ka prindërit e gjallë.

Mirëpo, Kri babain e ka gjallë dhe ka një motër, fakt ky që Kri nuk e ka mohuar asnjëherë.

Fakt është edhe që Kri është rritur në jetimore dhe nëna e saj ka ndërruar jetë.

Me akuzat e Dodos nuk janë pajtuar banorët e as Antigona.

Madje Valoni tha se Kri e thotë të vërtetën.

Shihni videon kur Kri shpërthen në lot.

Temat
Emisionet

Të afërta