E ftuar këtë javë në emision “Përrallë me Tupan”, ishte zonja Florije Jasharaj.
Florija dhe bashkëshorti i saj tashmë i ndjerë, Rexhepi, së bashku me familjen ishin zhvendosur nga Kosova në Suedi.
Në vitin 1998 kjo familje përjetoi tmerrin, kur u zhduk anëtarja më e vogël e kësaj familje, Jasmina.
Familja Jasharaj nuk u ndalën kurrë së kërkuari 6 vjeçaren, madje Florija mendon që Jasmina ende është gjallë dhe shpreson që do ta takojë një ditë.
Ky rast që bëri shumë bujë, nuk është zgjidhur asnjëherë dhe qëndron i hapur në shtetin suedez.
Për më shumë ndiqni emisionin në videon e mëposhtme: