Mihrija dhe Naimi “rrahin zogun” live në emision (Video)

Naim Abazi dhe Mihrije Braha, ishin të ftuarit e parë të emisionit më të ri, “Ministria e Shyhretit”.

Ata kanë shumë vite në skenë, por gjithmonë duke ruajtur atraktivitetin dhe duke u munduar të jenë sa më afër publikut.

Me të qeshura dhe humor, në një moment të emisionit, Mihrija dhe Naimi “rrahën zogun”.

Për më shumë ndiqni emisionin në videon e mëposhtme:

“Ministria e Shyhretit” do të jetë nën udhëheqjen e Simon Tanushit, I njohur për publikun si “Mikel Polici”, Hasan Murselit, I njohur për publikun si “Mixha Bibë”, si dhe Flutura Gashi Tanushi (Gjyla).

Ky emision do të shfaqet çdo të enjte, nga ora 20:30 në televizionin First Channel dhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Temat
EmisionetShowbiz

Të afërta