Naim Abazi dhe Mihrije Braha, ishin të ftuarit e parë të emisionit më të ri, “Ministria e Shyhretit”.
Edhepse kanë shumë vite në skenë, Mihrija ka arritur të ruajë pamjen e saj të freskët.
E quajtur si femra më e bukur e estradës kosovare, ajo ka treguar se si ndihet rreth këtij komenti.
Përveç pjesës humoristike, të dy u përballen me disa pyetje serioze nga ana e Mikel Policit.
“Ministria e Shyhretit” do të jetë nën udhëheqjen e Simon Tanushit, I njohur për publikun si “Mikel Polici”, Hasan Murselit, I njohur për publikun si “Mixha Bibë”, si dhe Flutura Gashi Tanushi (Gjyla).
Ky emision do të shfaqet çdo të enjte, nga ora 20:30 në televizionin First Channel dhe në kanalin zyrtar në YouTube.
Për më shumë ndiqni emisionin në videon e mëposhtme: