Nazmi Zekiçi, ishte ai i cili solli rrëfimin e trishtë të jetës së tij në “Përrallë me Tupan”.
Kur ai ishte në ditën e tretë të jetës së tij, u braktis nga nëna e tij dhe u adoptua nga një familje tjetër.
Kur ai e kuptoi të vërtetën, nuk rreshti së kërkuari nënën e tij biologjike.
Më në fund ai e takoi atë pas 35 vitesh. Mirëpo fati i hidhur i Nazmiut deshi që ai të kishte vetëm një takim me nënën e tij, pasi ajo ndërroi jetë pas shumë pak kohësh.
Ai poashtu shokoi me rrëfimin se nuk e kishte ditur se gruan e shokut të ngushtë e kishte motër.
Nazmi Zekiçi rrëfeu për herë të parë historinë e tij të trishtë në “Përrallë me Tupan”, duke bërë të qajë moderatorin e “Përrallë me Tupan”, Valonin dhe gjithë të pranishmit: