Rikthehet “Përrallë me Tupan” dhe ValaMala Show (Video)

Show televiziv “Përrallë me Tupan”, rikthehet me showmen-in Valon Maloku dhe me aktorët e dikurshëm.

Mysafirët e parë të këtij emisioni janë çifti i estradës tonë, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

Përplot humor dhe të qeshura do të ju sjellin aktorët e dikurshëm të Përrallës si: Shpëtim Desku në rolin e Molerit (Rrfor), Valire Haxhijaj Zeneli (Shaci), Besart Zeneli (Rrfor), Simon Tanushi (Mikel Polici), Flutura Gashi (Jalldezi), Faton Kqiku (Gulla), dhe Blerim Zeneli (Kalemi dhe Mixha).

Të qeshura, befasi dhe emocione janë ato që ju presin në “Përrallë me Tupan”.

Çdo të enjte, nga ora 20:30, do të mund ta ndiqni në televizionin First Channel si dhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Temat
EmisionetPërrallë me Tupan

Të afërta