Premierë: Emisioni i plotë “Përrallë me Tupan” (VIDEO)

Në show-n televiziv “Përrallë me Tupan”, nën udhëheqjen e Valon Malokut, e ftuar ishte këngëtarja dhe showgirl Big Mama.

Me energjinë e saj shumë pozitive dhe shumë të qeshura ajo nuk ka hezituar të bëjë me të vërtetë show.

Ajo morri pjesë në lojërat e aktorëve si dhe performoi live për publikun.

Poashtu Big Mama foli për jetën e saj private, lidhjen e dashurisë, karrierën, emisionin e saj, e shumë të tjera.

Përveç mysafires, do të mund të ndiqni humorin nga aktorët: Shpëtim Desku në rolin e Molerit (Rrfor), Valire Haxhijaj Zeneli (Shaci), Besart Zeneli (Rrfor), Simon Tanushi (Mikel Polici/Rama), Flutura Gashi (Jalldezi/Gjyla), Faton Kqiku (Gulla), dhe Blerim Zeneli (Kalemi dhe Mixha).

Për muzikën përkujdeset bendi nga Gjilani, Bitonia.

“Përrallë me Tupan” shfaqet çdo të enjte, nga ora 20:30 në First Channel.

Temat
EmisionetPërrallë me TupanShowbizValaMala Show

Të afërta