Linda Morina godet Stupcat: Me ju po qesh Serbia, duhet t’ju vijë turp (Video)

Në emisionin n’Kosovë Show, sonte mund ta ndiqni intervistën me të ftuarën Linda Morina.

Linda rrëfen një “zënkë” mes saj dhe Stupcave në rrjetin social facebook.

Ajo kërkon që ta këndojë një këngë që e ka përgatitur për ta.

Në rreshtat e saj ajo i porosit Stupcat që të mos bëjnë humor me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sepse duhet t’ju vijë turp.

Kënga e saj përfundon me fjalinë se Europa dhe Serbia po qesh me ta.

Përveq Lindës, i ftuar është edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci dhe drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Izidor Lukic.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqni emisionin n’Kosovë Show, sonte nga ora 20:30 në First Channel.

Dëgjoni dhe shikoni këngën:

Temat
Emisionetn'Kosovë ShowShowbiz

Të afërta