EULEX-i ende s’ka mandat, anulon seancat kundër Azem Sylës deri më 1 korrik

EULEX-i përsëri ka anuluar seancat e hetuesisë së veçantë kundër ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve të caktuara për datat 27, 28, 29 qershor dhe 1 korrik 2016.

Arsyeja vlerësohet të jetë se ende nuk ka mandat për të vepruar në Kosovë.

Avokati Tomë Gashi në rrjetin social Facebook shprehet se EULEX-i ka anuluar seancat e hetuesisë së veçantë kundër ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve të caktuara për datat 27, 28, 29 qershor dhe 1 korrik 2016.

Ligjet për vazhdimin ë mandatit të EULEX-it , janë votuar në Parlament, por ato hyjnë në fuqi pasi që të publikohen në Gazetën Zyrtarë. Deri më tani ende nuk janë publikuar, prandaj, EULEX-i ende nuk ka mandat

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Duket se Eulex-i këtë nuk e ka pritur, se kanë qenë të sigurt se mandati do të vazhdohet pa asnjë problem siç është vazhduar që nga viti 2008 vetëm me letërkëmbime që në emër të Kosovës i ka dërguar Presidenti/Presidentja zyrtarëve të lartë të BE-së, por matematikat këtë radhë pak sa janë prishur dhe tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës se a duan që të kemi Mision të tillë në shtetin tonë edhe pas 17-viteve të çlirimit nga okupatori serb dhe 8 vite pas shpalljes së pavarësisë, po ashtu deputetet e Kosovës e kanë në duart e tyre që nëse dëshirojnë vazhdimin e Misionit të Eulex-it atëherë mund ti reduktojnë kompetencat e EULEX-it dhe të dukemi pak sa si shtet normal në sferën e sundimit të ligjit.

EULEX-i e ka edhe një problem se si ta shpjegoj pamundësinë e zbulimit të vendndodhjes së një dëshmitari të mbrojtur të cilin Policia e Kosovës po e kërkon, por ende nuk po e gjen, a thua pse Eulex-i nuk po i ndihmon Policisë së shtetit në të cilin janë mysafirë të “ftuar”për të ndihmuar në imponimin e sundimit të ligjit”.

Temat
Përgjithshme

Të afërta