Pas përfundimit të sezonit skuadrat angleze akën bërë bilancin financiar. Sipas përllogaritjeve skuadrat më të njohura të Premierligës kanë dal me fitime të majme nga e drejta televizive.
Arsenali është skuadra që ka përfituar më shumë nga e drejta televizive ku shuma që kanë përfituar topçinjtë llogaritet 101 milion paund. Manchetser City është skuadra që renditet e dya me 97 milion paund. Kurse Djajtë e Manchsterr United renditet të tretët me 96,5 milion paund dhe pas tyre vjen Totenham me 95.2 milion paund.
Kampionët e Leicester janë në vendin e pestë me 93.2 milionë, ndërsa skuadra e fundit në klasifikim, Aston Villa, do të arkëtojë plot 66.6 milionë paund, duke shënuar një rekord të ri për përfitimet e një skuadre e cila mbyll klasifikimin.