Mozzik i përgjigjet pyetjes, “A flet serbisht?”, që i bëri të gjithë krenarë

Mozzik prej kohësh ka marrë frenat në treg dhe po can edhe në skenat ndërkombnëtare me hitet e tij.

Ai është tepër aktiv në profilin e tij, ku së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve.

Njëri prej tyre e pyet Mozzikun nëse ai di serbisht dhe përgjigjia e reperit me siguri i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Adem Jashari”, përgjigjet Mozzik, duke kujtuar figurën e njohur historike, i cili së bashku me 56 antarët e familjes së tij, u përballën heroikisht me serbët në mars të vitit 1998.

Temat
Përgjithshme

Të afërta