Erion Veliaj konfirmon se po bëhet baba

Ditë më parë u raportuar se i pari i qytetit të Tiranës do të bëhet baba për herë të parë.

Erion Veliaj ka përzgjedhur pikërisht ditën e fëmijëve “1 Qershorin” që të ndajë miqtë dhe familjarët një lajm të mrekullueshëm.

Kryetari ka bërë të ditur se është duke pritur të bëhet babë së shpejti pasi që bashkëshorten e tij është shtatzënë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes llogarisë personale në Instagram teksa shihet paksa barku i fryrë i Ajola Xoxës.

“Gëzuar 1 Qershorin dhe nga ne të tre! Ju duam shumë të gjithëve!”, ka shkruar ndër të tjerash ai në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, Xoxa është shfaqur mbrëmjen e djeshme në një event, e veshur me një fustan rozë i cili i tregon qartë barkun e saj.

Ndryshe, dyshja pritet të bëhen prindër gjatë këtij fundit të vitit ndërsa nuk ka treguar edhe gjininë e fëmijës. /Telegrafi/

Temat
Përgjithshme

Të afërta