Donald Trump ka paralajmëruar se ka për qëllim të lejojë publikimin e dosjeve sekrete të vrasjes së John F Kennedy.
Ky paralajmërim u bë në Twitter. Dosjet pritej të publikoheshin më 26 tetor, por raportohej se Donald Trump nuk do të lejonte që ato të bëheshin publike.
Presidenti Trump tha në Twitter: “Si President, unë do të lejoj që dosjet e klasifikuara të JFK të hapen”, transmeton Gazeta Express.
Vrasja e Kennedy më 1963 tronditi botën dhe prej atëherë ngjarja ka qenë e mbushur me teori të ndryshme konspirative dhe kontroverse.
Temat
Përgjithshme