Inter transferon mbrojtësin e Juventusit? (Foto)

Stephan Lichtsteiner mund t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere.

Luciano Spalletti, trajneri i ri i Interit, ka nisur t’i bëjë planet për përforcimin e skuadrës gjatë kësaj vere.

Sipas Calciomercato.com, Nerazzurrtë kanë shfaqur interesim që ta transferojnë mbrojtësi e djathtë të Juvetnusit, Stephan Lichtsteiner.

Reprezentuesi zviceran edhe verën e kaluar ishte afër Interit, por në momentet e fundit vazhdoi kontratën me kampionin e Italisë.

Lichtsteiner mund të largohet gjatë verës nga Juventusi pasi po ka pak hapësirë në skuadër që prej transferimit të Dani Alvesit nga Barcelona.

Ish anëtari i Lazios ka kontratë vetëm edhe për një sezonin me Juventusin. /Express/

Temat
Përgjithshme

Të afërta