Një shkollë në Australi e ka miratuar një rregullore e cila ua lejon studentëve myslimanë të gjinisë mashkullore që ta refuzojnë përshëndetjen dorë për dore me femra.
Dy drejtorë në kampusin e djemve “Hursville” të kolegjit “Georges River”, në Sydney, u ka thënë të pranishmeve në ditën e prezantimeve në vitin 2016 se disa studentë mund të mos flasin dorë për dore për shkak të besimit të tyre, transmeton Express.
Në vend të zgjatjes së dorës, studentët e klasës së 7, 8, 9 dhe 10 vendosen duart në gjoks momentin kur morën shpërblimet.
Kjo rregullore raportohet se vjen si kundërpërgjigje ndaj një mësimi në një hadith, i cili thekson: “Është më mirë të therës në kokë me një gjilpërë hekuri se ta prekesh dorën e një gruaje, e cila nuk të është lejuar.”