Rama dikur e shpërfillte Rugovën – tani i bën homazhe te varri

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Rama ka nisur ta rishikojë qasjen e tij ndaj Rugovës, pas kritikave që kishte marrë kur kishte mbajtur një fjalim në Parlamentin e Kosovës gati 4 vjet më parë. Në atë fjalim, Rama kishte cituar Qosjen duke nxitur deputetët e LDK’së që ta lëshojnë sallën.

Por, tani Rama ka ndryshuar komplet qasjen ndaj Rugovës – që është njëra nga figurat kryesore të Kosovës në dekadat e fundit. Së fundi e Rama e ka përkujtuar në një nga postimet e tij në Facebook duke e quajtur “burrë të madh të Kosovës”.

Ndërsa, sot Kryeministri i Shqipërisë, i cili po qëndron në Kosovë për të shënuar përvjetorin e 9 të pavarësisë, ka bërë edhe homazhe te varri i tij në Velani.

Pranë varrit të Rugovës, këtë mëngjes dha nderim e tij edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai në heshtje vendosi një kurorë me lule tek varri i Rugovës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Temat
Përgjithshme

Të afërta