Adoleshenti kërkon nënën e tij në Facebook, por trishtohet kur mëson historinë e saj

Ai e kishte parë atë që fëmijë, ndaj vendosi që ta kërkonte në Facebook nënën e tij. Por, zbuloi se për fat të keq ajo kishte vdekur rreth 4 vite më parë në Gjermani.

Gina Hauenstein, nëna e të riut ishte nga një fshat i vogël në veri të Zvicrës dhe në vitin 2000 ishte shpallur zyrtarisht e humbur.

Në janar të këtij viti djali i saj Marko, i cili ka kaluar fëmijërinë e tij me prindërit adoptues në një zonë tjetër të vendit, bëri një apel në Facebook në lidhje me humbjen e nënës biologjike. Historia e tij tërhoqi vëmendjen në gjithë Evropën, derisa policia zvicerane konfirmoi se kufoma e saj ishte gjetur përtej kufirit në Gjermani, në vitin 2013.

Marko dinte shumë pak rreth familjes së tij biologjike, por nuk mund ta mendonte që nëna e tij ishte një person i varur nga droga. Pavarësisht lajmit të keq, Marko i ka falenderuar në tre gjuhë të gjithë ata persona që e ndihmuan në kërkimet për nënën e tij.

“Falë ndihmës tuaj, më 20 janar, unë kam pasur mundësinë të takoj xhaxhain dhe gjyshen time për herë të parë. Ishte një moment shumë emocionues. Më në fund, unë kam një pjesë të familjes sime sërish”, është shprehur ai.

Temat
Përgjithshme

Të afërta