Shamponi për larje të thatë të flokëve i shkëlqyer, vetëm nëse nuk i bëni këto gabime

Shamponi i thatë është produkt të cilin gjithnjë e më shumë zonja po e përdorin. Shumica janë shumë të kënaqura dhe i’a rekomandojnë të gjithë të njohurve të tyre, kurse tjerëve “megjithatë diçka këtu nuk ju pëlqen”. Besojmë se i bëjnë këto gabime dhe për këtë kanë përvoja të këqija.

Produkt i cili nga flokët e palara dhe të yndyrshme mund t’i bëjë aromatike dhe pastrojë flokët për vetëm disa sekonda megjithatë duhet përdorur në mënyrë të drejtë, kurse këto janë gabimet më të shpeshta që femrat i bëjnë:

Nuk i krehni me brushë mjaftueshëm flokët pas aplikimit të shamponit të thatë

Pas aplikimit të këtij shamponi nuk mjafton t’i përshkoni flokët vetëm me gishta. Duhet t’i krehni me brushë, siç shkruan në udhëzim. Në të kundërt mund të keni njolla të bardha në flokë apo mund të mbetet në lëkurë dhe t’i mbyllë folikulat.

Lexoni edhe këtë:   Çka ka bërë Jacqueline Kennedy menjëherë pas varrimit të John Kennedy: Rrëfimi i truprojës ka shokuar botën

Nëse në udhëzim shkruan se duhet të qëndrojë një apo dy minuta para krehjes, përmbajuni kësaj.

Nuk i ngritni flokët kur e aplikoni

Që ta aplikoni në mënyrë të drejtë shamponin për larje të thatë, duhet ngritur gërshetë pas gërshete flokët dhe spërkatur në drejtim të rrënjëve, që të shpërndahet njëtrajtësisht dhe të thithë yndyrën nga e tërë koka. Është e gabuar nëse aplikohet vetëm në pjesën e sipërme, pa ngritjen e flokëve.

Preparati spërkatës është shumë afër

Gjatë aplikimit, preparati spërkatës duhet të jetë mjaftueshëm larg nga koka. Në të kundërtën do ta aplikoni tepër, flokët bëhen të bardha, preparati do të harxhohet shpejtë, kurse rezultati nuk do të jetë i kënaqshëm.

E përdorni çdo ditë

Lëkura dhe qimet duhet të marrin frymë që të jenë të shëndetshme dhe të rriten normal, ashtuqë nuk është e preferueshme që çdo ditë të ngarkohen me kimikate./femra.net/

Temat
Përgjithshme

Të afërta