Ky është 8-vjeçari që e ka lëkurën prej guri (FOTO)

Një djalosh tetë vjeçar, është i detyruar që të rrijë i mbyllur gjatë tërë jetës së tij, për shkak se ai i tmerron fëmijët e tjerë me pamjen e rrallë që ka, shkruan Daily Mial.

Mehendi Hassan nga Banglladeshi, refuzohet nga shoqëria për shkak se vuan nga një sëmundje e lëkurës që e shndërron në një gur.
Përderisa fytyra e tij duket krejt normal, pjesa tjetër e trupit është shumë e fortë dhe ia vështirëson të ecë apo të prekë ndonjë gjë.

Komuniteti i tij, e madje edhe gjyshja siç thotë nëna e Mehendit, e refuzojnë dhe ajo i bën thirrje qeverisë që ta diagnostifikojë dhe ta kurojë gjendjen e pazakontë që e ka robëruar të ardhmen e djalit të saj.

8-të vjeçari e ka shumë të vështirë që t’i veshë edhe rrobat dhe rri tërë ditën në shtëpi sepse pamja e tij i tmerron fëmijët./ Klan Kosova.

Temat
FunPërgjithshmeShëndet

Të afërta