Indi, lopa kryen vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca (Video)

Në Indi, lopët konsiderohen si të shenjta, e për këtë arsye marrin një respekt të veçantë nga njerëzit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jetët e tyre nuk janë të mërzitshme. Madje, në disa raste ato mund të lodhen aq shumë nga gjithçka, saqë arrijnë të kryejnë edhe vetëvrasje.

Video më poshtë, e publikuar fillmisht në “Liveleak,” tregon momentin kur një lopë hidhet nga tarraca e një ndërtese, ndërsa të pranishmit dëgjohen të flasin të shqetësuar.

Në fakt, nuk dihet se si ajo u gjend në tarracën e ndërtesës, apo përse u hodh prej saj, por duket se pasi kërkon për disa çaste një rrugëdalje, ajo vendos të hidhet.

Temat
Përgjithshme

Të afërta