Fshehtësitë e fotografive të përkryera

Njerëzit shpesh mund të jenë të turpshëm para objektivit, të paparashikueshëm dhe shumë kërkues në dëshirën që të duken sa më mirë në fotografi. Disa truqe në vazhdim do të lehtësojnë dukshëm fotografimin edhe të modeleve më kërkuese.

Njerëzit janë më të relaksuar vetëm pas fotografisë së tretë apo katërt, kështu që vetëm vazhdoni të fotografoheni. Pas disa shkrepjeve të aparatit tregoni njerëzve se si duken – kështu që do të fitoni besimin e tyre, ndërsa edhe ju japin ndonjë këshillë të mirë, transmeton Koha.net. Fotografitë do të jenë më të relaksuara dhe spontane nëse u lejoni që ndonjëherë edhe ata vetë të qëndrojnë pas objektivit dhe të marrin rolin e fotografit. Mos merrni poza në çdo fotografi – sa më spontane fotografia më interesante do të ju duket më vonë.

Si t’i shmangni fotografitë e turbullta? Për të shmangur fotografitë e turbullta për shkak të dridhjes së fotoaparatit mbështetuni në ndonjë objekt më stabil. Druri është gati OK, sikurse edhe tavolina ose automobili, për shembull. Kur përdorni eksponime të gjata, më së miri ehtë që aparatin tuaj ta vendosni në mur ose ndonjë objekt tjetër të fortë.

Ndriçimi i dobët – Rregulla thotë: çdo gjë që mund ta shihni mund edhe ta fotografoni. Kështu që derisa ka mjaft ndriçim, mund të bëni fotografi. Nëse dukshmëria është e dobët, blici elektronik ofron burim të dritës shtesë, por ndonjëherë mund të shkaktojë krijimin e fotografive jonatyrale me hije shumë të forta. Provoni të aktivizoni blicin, fotoaparati atëherë përdorë të gjithë ndriçimin në dispozicion derisa thekson n bukur ndriçimin e këndshëm të mbrëmjes. Dhe këtu rregulla është që të shkrepni disa herë por që dorën gjithsesi ta mbani sa më të qetë. Ndoshta të mendoni për autoshkrepësin me opsionin e më disa fotografive të njëpasnjëshme apo shkrepjen rapide – lëreni aparatin ose smartphonin të fotografojë dhe pastaj zgjidhni fotografinë më të mirë dhe më të pastër.

Gjeni ekspozimin më të mirë – Me ndryshimin e thjesht të ekspozimit fotografinë mund ta bëni më interesante dhe më të fuqishme. Mos u bëni dembel që të zini pozitë dhe shikim sa më të mirë në objekt. Ka shumë gjasa që do të keni mundësi të përmirësoni fotografitë tuaja vetëm me ndryshimin e pozitës.

Edhe objektet e afërta le të jenë pjesë e fotografisë – Për të arritur thellësi dhe perspektivë më të thellë gjatë fotografimit të peizazheve dhe objekteve të larguara, objektivi le të përfshijë edhe objektet që i keni më afër.

Kur të fotografoni? Koha ideale për fotografim është në mëngjes dhe para lindjes së diellit, por vetëm 10-15 minuta, kur ndriçimi është i butë. Megjithatë, më së shpeshti fotografitë bëhen gjatë ditës, kur duhet të keni kujdes që mos jeni nën rrezet direkte të diellit. Nëse duhet gjithsesi të fotografoni me objektivin e caktuar në diell përdorni opsioni HDR në aparatin dhe smartfonin tuaj, transmeton Koha.net. Nëse nuk e keni objektet e fotografuara do të jenë të errëta, ndërsa prapavija rreth tyre do “t’i hajë” me shkëlqimin e vet. Ky është një nga gabimet më të shpeshta në fotografitë e detit. E njëjta gjë ndodh edhe me burimet artificiale të dritës – largojeni objektivin nga ato.

Këshilla më e rëndësishme – Duhet të jeni gjithmonë gati. Mbajeni gjithmonë afër aparatin ose smartfonin sepse kurrë nuk e dini se ku fshihet momenti i përkryer të cilin do të dëshironi ta përjetësoni.

Temat
ArtPërgjithshme

Të afërta