Në vitin 1945, SHBA përdorën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Bombat e quajtura “A” të hedhura nga forcat amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945 vranë më shumë se 200 mijë njerëz.
Bombat e hidrogjenit janë një bashkim.
Në vend që të ndajnë atome më të mëdha, ato kombinojnë atomet e vogla si hidrogjeni për të lëshuar një goditje më të madhe nukleare – mijëra herë më të fuqishme se një armë bërthamore që përdoret në luftë.
“Ajo çfarë armët termobërthamore bëjnë është rritja e rendimentit të mundshëm në sasi të mëdha. Forca që lirohet nga armët termobërthamore është fenomenale,” thotë Martin Navias, studiues në Qendrën e Studimeve të Mbrojtjes në Londër.
Armët bërthamore më të fuqishme që kanë shpërthyer ndonjëherë kanë qenë bombat e quajtura “Car”, një bombë hidrogjeni e testuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1961. Shkaktoi një shpërthim 50 mijë kiloton, ose 50 megaton, duke e bërë shpërthimet në Hiroshima e Nagasaki të duken të vogla.
Bomba me hidrogjen: Ka të bëjë me procesin e kundërt, ku bërthamat përplasen për të formuar një bërthamë të re. Quhet edhe bombë termobërthamore. Dielli dhe yjet janë krijuar si pasojë e procesit të bashkimit të bërthamave. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.
Krahasimi: Bomba atomike e hedhur në Hiroshimë prodhoi një shpërthim të barabartë me 13 mijë ton TNT. Prova e parë e bombës me hidrogjen,”Ivy Mike”, u krye në Atolin Enewetak të Ishujve Marshall në vitin 1952 dhe prodhoi një shpërthim të barabartë me 10.4 milion ton TNT.
Si funksionon bomba e hidrogjenit?
Një bombë hidrogjeni është një kompleks makinerish. Në thelb janë dy bomba në një. Ndërsa bën zhurmën gjatë bashkimit, i duhet shumë ngrohtësi për të filluar procesin, që atomet të përplasen sëbashku dhe të fillojnë reaksionin bërthamor zinxhir. Ja pse ato quhen armë termobërthamore.
Është bomba atomike ajo që ndez bombën bërthamore. Të dy shpërthimet janë pothuajse të njëkohshme. Arsenalet bërthamore të SHBA-së, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës janë të bëra me këto lloj armësh. Edhe India e Pakistani besohet se kanë bomba atomike.
Pak histori
Bombat atomike janë përdorur vetëm dy herë në konflikte botërore – dy herë nga Shtetet e Bashkuara dhe të dyja herët kundra Japonisë.
Shkatërrimi çoi në dorëzimin pa kushte të Japonisë dhe i dha fund luftës.
Bombat e hidrogjenit nuk janë përdorur kurrë, edhe pse ka pasur shpesh raste kur bota ka qenë në prag përdorimi. Kriza kubane e raketave në vitet ’60 është një shembull.
Për shkak të potencialit të tyre shkatërrues, fuqitë botërore janë treguar të kujdesshëm në përdorimin e tyre. Traktatet bërthamore kanë qenë të shumta në dekadat e fundit.
Fuqitë bërthamore
Që nga nisja e epokës bërthamore, të paktën 8 kombe kanë kryer më shumë se 2 mijë teste shpërthimesh.
SHBA-ja ishte e para, duke shpërthyer një bombë atomike në Nju Meksiko më 16 korrik 1945. Në vitet që pasuan, SHBA-ja u bashkua nga Rusia, Anglia, Franca, Kina, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut. Izraeli gjithashtu mendohet të ketë armë bërthamore.
Në arsenalet e fuqive bërthamore besohet të jenë 10 mijë – 15 mijë armë bërthamore.
Koreja e Veriut është i vetmi vend që ka kryer teste bërthamore që nga viti 1999. Ajo ka kryer teste në vitin 2006, 2009, 2013, dhe këtë vit. India e Pakistani kanë kryer teste bërthamore në vitin 1998./CNN/Kumti.com