5 fakte interesante rreth binjakëve

Binjakët janë dy fëmijë të njejtë me njëri tjetrin, të cilën zhvillohen në mitrën e nënës në të njejtën kohë, dhe lindin në 3 deri 5 minuta, pas njëri-tjetri.

Ata cilësohen si persona tejet dinamikë. Mendja e tyre është në lëvizje të përhershme, prandaj në çdo gjë që i rrethon kërkojnë diçka qetësuese, të butë.

1. Binjakët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në mitër
Kërkuesit kanë studiuar video 3D të binjakëve në mitër e nënës. 14 javë pas krijimit, binjakët kërkonin për njëri-tjetrin. Brenda 18 javëve ata preknin njëri tjetrin, më shpesh sesa preknin trupat e tyre. Ata bënin gjeste të ndryshme dhe ishin të kujdesshëm ndaj zonës delikate të syve.

2. Binjakët identikë nuk kanë gjithmonë të njëjtat gjene
Edhe pse ata vijnë nga një vezë e fekonduar që përmban të njëjtin set gjenetik, binjakët kanë dallime serioze në përbërjen e tyre gjenetike.

3. Binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm
Në vitin 2009, Mia Washington lindi binjakë që kishin baballarë të ndryshëm, gjë që mendohet se ndodh 1 herë në 1 milionë raste. Kjo mund të ndodhë nëse nëna kryen marrëdhënies seksuale me dy burra të ndryshme brenda 5 ditëve.

4. 45% e binjakëve kanë gjuhën e tyre
Kjo quhet gjuhë autonome. Kërkuesit besojnë se foshnjat binjake e përdorin njëri-tjetrin si model për zhvillimin e gjuhës, kur mungon ndonjë i rritur si model. Kjo gjuhë përbëhet nga fjalë të përmbysura dhe shprehje onomatopeike. Ajo formohet kur foshnjat po mësojnë sesi të flasin gjuhën e vërtetë bashkë me njëri tjetrin. Gjuha e tyre zhduket para fëmijërisë, pasi fëmija e ka mësuar gjuhën standard.

5. Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash
Kur binjakët formohen kanë të njëjtat gjurmë gishtash, por kjo gjë ndryshon gjatë javës së gjashtë deri në javen e trembëdhjetë të shtatzënisë. Në këtë periudhë, ata lëvizin në barkun e nënës dhe prekin qesen amniotike dhe në pëllëmbët e tyre formohen vija unike. /gazetametro.net

Temat
PërgjithshmeShëndet

Të afërta