Këshilli i Sigurimit i OKB’së kërkon ndalimin e luftimeve në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për “eskalimin e rrëzikshëm” të situatës në Ukrainën lindore, ndërsa ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës.

 

Duke e pranuar dokumentin të hartuar nga Ukraina më 31 janar, këshilli ka shprehur “përkrahje të plotë” për “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës, duke nënvizuar se trazirat kanë “ndikim të madh ndaj popullatës civile”.

 

Rusia dhe Ukraina janë pjesë e Këshillit, ndërsa dallimi është se mandate i Kievit është i përkohshëm. Rusia në të kaluarën ka kundërshtuar rregullisht miratimin e deklaratave të tilla për Ukrainën, por kësaj radhe nuk ka përdorur veto kundër. Këshilli pritet të takohet sërish më 2 shkurt për të diskutuar për situatën në Ukrainë.

Ukraina dhe Rusia e fajësojnë njëra tjetrën për nxitjen e dhunës dhe luftimeve gjatë ditëve të fundit, duke e rritur numrin e viktimave dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë për mijëra civilë afër frontit.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Volodymyr Yelchenko pas takimit të Këshillit e ka akuzuar Rusinë për kryerje të “krimeve të luftës”.

Ai është takuar edhe më ambasadoren e re amerikane në OKB, Nikki Haley, e cila e ka konfirmuar mbështetjen amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Temat
Përgjithshme

Të afërta