Nëna gjeti një mënyrë që vajza e saj një muajshe ta ndjejë babain e vdekur

Hektor Daniel Ferrer Alvarez dhe Katrin Uilliams ishin duke e pritur fëmijën e tyre të parë kur Hektori u vra nga një i njohur i tyre. Një muaj më vonë, Aubrey, vajza e tyre lini. Ishte shumë e dhimbshme për Katrin që e vetme ta mirëpresë fëmijën në shtëpi, kështu që ajo gjeti një formë që vajza ta ndjejë babain në shtëpi.

Hektori ishte motoçiklist dhe bashkë me Katrin ëndërronin të martoheshin dhe të merrnin një shtëpi. Ai dëshironte që në të ardhmen t’ua mësonte fëmijëve të vet çdo gjë për biçikletat. Ai shpresonte për shumë shetitje me biçikleta me të dashurën dhe fëmijët e tij në të ardhmen, transmeton lajmi.net

Por fatkeqësisht 25 vjeçari Hektori ishte qëlluar për vdekje dhe ëndrrat e tij nuk u pëmbushën. Katin donte që ta sillte të gjallë për Aubreyn dhe gjeti një mënyrë prekëse për ta bërë.

Katrin përdori dorezat dhe helmetën e tij për ta bërë vajzën që ta ndjejë babain. “Ajo filloi të buzëqesh sapo e vendosa në dorezat e të atit. Nuk pata kohë të rregulloja ndriçimin dhe asgjë tjetër,” tha fotografi Kim Stone për Huffington Post.
“Këtë herë, me të vërtetë kisha nevojë të lutesha para se ta realizoja sesionin e fotografisë,” tha Stone.
“Nëna ishte e emocionuar. Ajo donte të përdorte motoçikletën e të dashurt, diçka që ai dashuronte. Unë doja të bëja më të mirën time.”

Që nga momenti kur foto e vajzës u plasua në rrjetet sociale, u shpërnda për vetëm tre ditë më shumë se 65 mijë herë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta