Moment prekës: Vëllai i paralizuar vallëzon për herë të parë me motrën e vet në dasmën e saj (Foto/Video)

Një video prekëse është shfaqur në internet, në të cilën shihet një djalë i ri duke vallëzuar me motrën e vet në dasmën e saj, tri vite pasi kishte mbetur i paralizuar pas një aksidenti me veturë.

Videoja emocionuese shfaq Nikolas Raguz-in i cili qëndron në karrocë, dhe me ndihmën e motrës dhe të afërmit ngritët në këmbë për të vallëzuar me Matea Raguz-Papac, transmeton Telegrafi.

Nikola arrin t’i vë duart mbi shpatullat e motrës dhe me kujdes të madh vallëzojnë në prezencë të qindra të pranishmëve, ku shumica e tyre nuk mund të ndalnin lotët nga emocionet.

Por ajo çfarë ngriti gjithë sallën në këmbë ishte veprimi i nënës së tyre, e cila iu afrua fëmijëve të vet dhe u dhuroi një puthje të ngrohtë, derisa të pranishmit gjatë gjithë kohës duartrokitnin.

23-vjeçari nga Mostari i Bosnjë e Hercegovinës, kishte mbetur i paralizuar nga beli e poshtë, pasi kishte pësuar një aksident të rëndë me veturë tri vite më parë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta