Meha i bindur se nuk është bërë asnjë gabim me demarkacionin

Murat Meha, kryetar i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, mohoi edhe një herë se është bërë ndonjë gabim gjatë procesit të demarkacionit.

Ai deklaroi se nga viti 2012 deri në vitin 2015 kur edhe është nënshkruar kufiri ndërmjet dy vendete, ka pasur dhjetëra takime dhe janë konsultuar dhjetëra dokumente të ndryshme kadastrale, raporton lajmi.net.

Meha tha në nuk ka asnjë dokument tjetër që e vërteton të kundërtën, se Kosova ka humbur territor.

Ai më tej u shpreh se në të gjitha procesverbalet që janë nga takimet edhe me kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Junikut e Istogut, nuk ka ndonjë dyshim se vendi ka humbu territor.

Ai më tej tregoi se Komisioni disa herë është munduar të japë sqarime, ndonëse kjo është penguar nga opozita në mënyra të ndryshme.

Temat
Përgjithshme

Të afërta