Michelle Obama këndon “Single Ladies” të Beyonce (Video)

Michelle Obama ka befasuar publikun duke përformuar këngën “Single Ladies” të Beyonces, në një promo të emisionit të James Corden “Carpool Karaoke”.

Në këtë video Zonja e parë e Amerikës shihet duke kënduar dhe vallëzuar së bashku me Jamesin, gjersa zbulon kur kishe qenë hera e fundit që ishte ulur në ulësen e parë të veturës.

Video e plotë nuk është publikuar ende në Youtube por, pritet të dal nesër.

Së fundmi, Michelle ka filluar iniciativën “Let Girls Learn”, që ka për qëllim të inkurajojë adoleshentët anembanë botës që nuk janë duke u shkolluar të fillojnë edukimin.

Temat
Përgjithshme

Të afërta