Tronditëse: Demi vret matadorin live në televizion (Foto +16)

Një matador i vlerësuar me çmime të rëndësishme është vrarë nga një dem në një ndeshje me të gjatë së shtunës, në sytë e qindra teleshikuesëve që e ndiqnin live në televizion dhe audiencës në arenë, përfshirë bashkëshorten e tij.

29-vjeçari Victor Barrio humbi jetën pasi një nga brirët e demit iu ngul në gjoks duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse. Ndeshja mbahej në qytetin lindor Teruel ndërkohë që ky rast, është i pari i vrasjes së një matadori nga një dem për këtë shekull. Rasti i fundit ka qenë në vitn 1985.

Në po të njëjtën ditë, një 28-vjeçar gjithashtu humbi jetën pas një vrapimi me demat në një fshat pranë Valencias. Rreth 2000 ndeshje me dema mbahen çdo vit në Spanjë, ndërkohë që shifrat po bien. Në vitin 2010, Katalonja u bë rajoni i dytë në Spanjë pas ishujve Kanarie që e ndaloi këtë traditë që është cilësuar si barbare.

m_1468138797-8157431

mmm_1468138782-6843972

mmmm_1468138786-6989088

mmmmm_1468138789-4095200

mm_1468138779-7933245

Temat
Përgjithshme

Të afërta