Kosova mund të bëhet me ushtri edhe pa votat e Listës Serbe!(Video)

Mos gatishmëria e Listës Serbe për të mbështetur transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura ka bërë që Qeveria e Kosovës të shikoj modalitetet se si do të mund që FSK të transformohej pa pasur nevojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat kërkojnë 2/3 e votave të dyfishta në Kuvendin e Kosovës.

Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së dhe anëtar i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, thotë se deri në fund të muajit Korrik pret që Qeveria të procedoj për amendamentim në Kuvend, plotësim ndryshimin e ligjit aktual për FSK-në më çka sipas tij, Kosova do të bëhej më ushtri, por qe do t’i mungonte vetëm riemërimi.

Temat
Përgjithshme

Të afërta