Fenomeni që sfidon shkencën, zhurma që ka shkaktuar vetëvrasje

Gjatë viteve, banorët e Taos, një qytet në Amerikën jugperëndimore, dëgjojnë tinguj të ulët të frekuencave që vijnë nga shkretëtirat, madje ato nuk ndalen asnjëherë.

Kjo zhurmë tingëllon ngjashëm me lëvizjen e automjeteve nëpër autostradë, por megjithatë është më e fuqishme dhe e pa rezistueshme. Gjithashtu, kjo zhurmë ka bërë që shumë herë njerëzit që e dëgjuan atë të fitojnë sëmundje të rënda mendore dhe të bëjnë vetëvrasje, transmeton lajmi.net.

Këto zhurma që krijohen janë një mbledhje e fenomeneve, frekuencave e gjëmimeve, megjithatë jo të gjithë njerëzit arrijnë ta dëgjojnë atë.

Këto zhurma janë raportuar edhe nga mediat kombëtare në SHBA. Janë ende të paqarta shkaqet e këtij fenomeni që shumë herë manifestohen me tingëllima të tmerrshme në veshët e njeriut.

Një shumëllojshmëri e teorive janë shpjeguar në mënyrë shumë të detajuar, megjithatë më të zakonshmet janë shpjeguar si paranormale dhe psikologjike.

Madje, nga disa eksperimente që janë bërë disa ekspert nga qeveria sekrete dyshojnë të jenë alarme nga UFO.

Temat
Përgjithshme

Të afërta