Komuna e Prizrenit e cila udhëhiqet nga kryetari Ramadan Muja, do të shpenzojë hiç më pak se 6 mijë euro vetëm për larjen e automjeteve të Komunës.
Kjo komunë tanimë ka kryer edhe procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë shërbimin e pastrimit dhe larjeve të automjeteve, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në komunën e Prizrenit, ka përzgjedhur kompaninë “Toni” Prizren për larjen dhe pastrimin e veturave të kësaj Komune.
Vlera e kësaj kontrate është parashikuar të jetë 6 mijë euro.
Në këtë tender kanë ofertuar 3 kompani, përderisa edhe oferta me artë dhe më e lira thuhet të kenë qenë 6 mijë euro, sa edhe ka ofertuar kompania fituese.
Fjalët kyçe
komuna e prizrenitTemat
Përgjithshme