Momenti shokues kur gruaja thith gaz në fund të autobusit (Video)

Pamje tronditëse kanë dalur duke treguar një grua që thith gaz në pjesën e prapme të një autobusi.
Në video shihet gruaja e cila thith gaz nga një bombolë e cila supozohet të ishte e mbushur me gaz butani.

Një punonjës i afrohet gruas dhe e pyet atë për t’u larguar nga autobusi e një pasagjer i thotë asaj të largohet nga aty dhe t’i lërë të qetë njerëzit të shkojnë ku të duan.

Njerëzit mbetën të shokuar dhe të irrituar nga gruaja e më në fund dëgjohet dikush duke thënë: “Ajo ka nevojë të merret dhe të dërgohet dikund”.

Ngjarja ka ndodhur në Mançester. Autoritetet kanë bërë të ditur se substanca është e dëmshme dhe mund të shkaktojë vdekjen.

Temat
Përgjithshme

Të afërta