Lumi B sakrifikohet për fansat, shkon i sëmurë në koncert (Foto)

Reperi i Kaos, Lumi B, po bën gjithçka që të jetë sa më i afërt me fansat e tij.

Ai të shtunën mbrëma është konfirmuar për një koncert në Jale në Jug të Shqipërisë, aty ku shumë turistë kanë pritur performancën e tij dhe të Vig Poppas.

Dhe gjatë rrugës Lumi B kishte probleme shëndetësore që u bartën nga ditët e fundit.

Telegrafi mëson nga burimet e afërta se reperi u ndal në Vlorë për të bërë një kontrollë për të bërë të pamundurën në mënyrë që të performojë në skenën e koncertit në Jale.

Dhe, aty Lumi është pritur mjaft mirë ku mori trajtimin e duhur dhe arriti që së paku të jetë në gjendje optimale për performancën edhe pse me vështirësi të ndjeshme.

Fotoja e siguruar nga Lumi me stafin mjekësor është e pazakont, pasi siç duket edhe vet stafi që ka mjekuar reperin në Vlorë janë adhurues të tij.

Artistët për fansat, fansat për artistët, të gjithë bëjnë për njëri-tjetrin në situata të vështira, e Lumi më së miri e di këtë.

lumi-1

Temat
Përgjithshme

Të afërta