Gjilan: Arrestohen tre persona pas bastisjes në shtëpinë e tyre

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan, Njësiti Kundër Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore, ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj.

Me urdhëresë nga gjykata është bastisur shtëpia e tyre dhe objektet përcjellëse, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 një pushkë Karabinë, një revole, dy karikatorë, një thikë, një sprej, një maskë për fytyrë, një palë pranga, një DWR, një shufër bejsbolli, një këllëf për revole, pajisje për pastrimin e armës, dy telefona si dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Temat
Përgjithshme

Të afërta