FOTO/ Ermir Lenjani befason, shkruan letër për të gjithë shqiptarët

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani që i vogël ka ëndërruar që një ditë të luaj për Shqipërinë dhe kjo ëndërr iu ka plotësuar.

Ai ndjehet krenar që ka luajtur dhe ka përfaqësuar shqiptarët në Euro 2016.

“Kam qenë i vogël por kam pasur shumë ëndrra. Ëndrra më e madhe e imja dhe e familjes time ishte që një ditë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi gjithmonë i shikoja ndeshjet dhe thoja me vete, duhet të punojë shumë dhe ta veshi këtë fanellë të shenjtë. Tani kjo ëndërr u bë realitet, un jam pjesë e Shqipërisë, kam dhënë kontribut për Shqipërinë, kam përjetuar gjithçka dhe jam krenar që kam veshur këtë fanellë”.

“Kemi arritur gjëra të mëdha së bashku me ju tifozë, kemi realizuar ëndrrën shekullore duke luajtur në evropian dhe treguam se kush jem. Është emocionuese për mua kjo aventurë, pasi nuk do të harrohet kurrë në jetën time. Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë mua dhe gjithë Kombëtares shqiptare. Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam përgjithmonë. Jam krenar që barti këtë fanellë dhe përfaqësoj këtë popull të shenjtë”, shkruan Lenjani në Facebook.

Shiko foton

lenjani femije

Temat
PërgjithshmeSportVend

Të afërta