Turqia hap kapitullin e ri për t’iu bashkuar BE-së

Turqia do të fillojë më 30 qershor hapjen e një kapitulli të ri në negociatat për pranim në Bashkimin Evropian, tha një burim për AFP.

Sipas këtij burimi, atë ditë të gjitha shtetet anëtaret të BE do të takohen në Bruksel për të miratuar hapjen e kapitullit mbi financa dhe buxhetin e Turqisë, transmeton Indeksonline.

Në mars, është arritur një marrëveshje mes Brukselit dhe Ankarasë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve, liderët e BE-së patën premtuar se do të përshpejtojë negociatat e pranimit të Turqisë, të cilat prej kohësh kanë ngecur, dhe besohet se të paktën një kapitull në këtë drejtim do të hapet deri në fund të qershorit.

Turqia ka filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në vitin 2005 dhe për 11 vjet ka hapur 15 nga 35 kapituj dhe vetëm një është e mbyllur.

Temat
Përgjithshme

Të afërta